Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Pacientët janë babë e bir dhe kanë udhëtuar nga Firence drejt Tiranës.
Personat janë të moshës 54 vjeç dhe 28 vjeç të cilët kanë qëndruar disa ditë në Firence. Ata kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinën e tyre personale.
Menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve ata lajmëruan urgjencën kombëtare ku u morën mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin Infektiv në QSUT.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy pacientët.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga vendet e prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në numrin 127 dhe mjekët do iu përgjigjen çdo rasti. /e.s/