Situata nga koronavirusi ka sjellë anulimin e fluturimeve të para drejt Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës së sotme janë anuluar një fluturim nga Trevizo dhe një tjetër nga Milano.
Qytetareve që kishin prenotuar nuk është dhënë asnjë datë për fluturim.
Ndërkohë në Shkup mbeten ende në spital çifti i prekur me virusin.
Gjendja e tyre është e qëndrueshme, por autoritetet po i mbajnë nën monitorim për shkak të moshës.