Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka sharë protokollin e Kuvendit, për përgatitjen e foltores nga ku komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, do t’i drejtohet deputetëve me një fjalim. Ismajli ka postuar në Facebook një foto të foltores ku shihen disa lule plastike, për vendosjen e të cilave e ka sharë protokollin e Kuvendit duke thënë “fsha fallcat…”.