Opozita ka si detyrë të jetë rojtare e vlerave dhe e parimeve. Kështu u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani, në studion e emisionit “Java në RTSH” teksa komentoi mbështetjen e PD-së për tubimin e Metës.
Nishani tha se opozita duhet të jetë e gatshme që të godasë fort kur institucionet qeveritare cenojnë rëndë demokracinë.
“Opozita nuk mund të rrinte në heshtje kur Presidenti, shoqëria civile dhe mijëra qytetarë çohen në këmbë. Pra pjesëmarrja në protestën e 2 Marsit opozita ushtroi detyrën e saj” – tha ai.
Nishani shtoi se protesta është pjesë e presionit politik dhe se ajo që po ndodh me sistemin e drejtësisë, i ka zhgënjyer të gjithë.
“Presidenti u frymëzua për tubimin nga injorimi që po i bëhej Kushtetutës. Me atë që po ndodh me reformën në drejtësi, sot ne jemi në pozita juridike të pa parashikuara. Kjo i jep të drejtë Metës që ta shpërndajë Kuvendin” – tha Nishani.
Duke folur për përbërjen e Kuvendit, Nishani tha se teksa shohin atë që po ndodh në seanca, asnjë qytetar nuk është i penduar pse nuk është pjesë e parlamentit.
/a.r