Partia Demokratike ka refuzuar tryeza, por bojkotin e Reformës Zgjedhore nuk e ka menduar kurrë. Kështu u shpreh Enno Bozdo në panelin e emisionit “Java në RTSH” teksa tregoi edhe qëndrimin e opozitës për protestën e thirrur nga Presidenti Meta.
Sipas Bozdos, nuk është PD ajo që po e ndjek nga pas Metën, por ky i fundit i është bashkuar qëndrimit opozitar.
“Në dy vite ne kemi zhvilluar protesta sa për 10 vite opozitarizëm. Në rastin konkret është Presidenti ai që po e ndjek Partinë Demokratike pasi protestat kanë qenë një organizim yni prej kohësh” – tha Enno Bozdo në studion e emisionit “Java në RTSH”.
Duke u ndalur tek amnistia fiskale, ai shtoi se deri më sot janë bërë shtatë amnisti të tilla. Por sipas Bozdos, asnjëra prej tyre nuk i ka realizuar pritshmëritë që ka shteti.
/a.r