Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë festën e 7 Marsit me një shprehje të famshme të Konfucit.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama, duke cituar Konfucin shkruan se; “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.
Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, ‘Dita Kombëtare e mësuesit’, e cila përkon me 133 vjetorin e krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe.