Botuesi Henri Çili ka komentuar akuzën për lidhjen me zyrtarin e lartë që pretendohet se ai ka takuar për të ndërhyrë në favor të vëllezërve Aliko nga Lazarati.
Çili u shpreh në “Open” se ai nuk ka takuar asnjë gjyqtar dhe se mezi po priste që Prokuroria të publikonte provat e saj për të provuar të kundërtën.
PJESË NGA EMISIONI:
Eni Vasili: A keni premtuar lirimin e Alikove dhe Feti Yzeirajt?
Henri Çili: Kam premtuar ofrimin e shërbimeve ligjore për avancimin e atyre çështjeve.
Eni Vasili: Kush është zyrtari i lartë që takuat?
Henri Çili: 14 shkurt nuk kam zhvilluar një takim me asnjë gjykatës. Në jetë nuk kam zhvilluar asnjë takim me asnjë gjyqtar për ndonjë çështje gjyqësore. Nuk ka asnjë provë. Në jetën time nuk do ta bëja asnjë herë këtë gjë. Kur ta nxjerri prokuroria prova…
Eni Vasili: Berisha thotë që Çili është takuar ose me Dvoranin, Metanin apo Sadushin se e mbron kryeministri Edi Rama…
Henri Çili: Nuk e di pse akuza nuk e nxjerr emrin. Unë them se nuk kam takuar asnjë gjykatës. Nuk ka asnjë marrëveshje për të mbrojtur emrin e tij. Unë po pres ta marr vesh. Ne po presim dosjen, po presim që të vijë në SPAK.