Duke folur për marrëdhëniet e tij me Metën, Berisha u shpreh në Euronews se, sot “ai është President i vendit dhe kjo është e gjitha që më lidh mua”, dhe nga ana tjetër shtoi se “është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri”.
Për protestën e 2 marsit, ish-kryeministri tha opozita duhet të lexoj mesazhin që dhanë qytetarët duke i dhënë mesazh kryetarit të saj, Lulzim Basha për të mbajtur në një frymë veprimet e ardhshme opozitare.
I pyetur se cili ishte roli i PD në këtë tubim të thirrur nga Presidenti, ish-kryeministri ia njohu të gjithë meritën Metës.
Ndërsa lidhur me faktin se nuk ishte në krah të Bashës, Berisha tha se, preferon të qëndrojë në qoshe për shkak të rrezikut të shtypjes nga turma. /JavaNews/a.r