Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari komentohet gjerësisht në media, për qëndrimet e saj politike, deklaratat, veshjet e deri tek gafat.
Sot Hajdarit i ka ndodhur një incident në Kuvend pasi teksa po diskutonte me një tjetër deputet, bizhutë e saj të gjata i kanë ngecur në karrige.
Në një moment, Rudina “pengohet” prej varëses së gjatë, e cila i ngec në një nga karriget ku ishte mbështetur.