Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Shkodër, ku është takuar me përfaqësues të biznesit.
Ai bën me dije se ka zhvilluar takim në një sipërmarrje call-center në Shkodër.
“Plani ekonomik i PD do ta lidhë arsimin me tregun e punës. Sipërmarrja përfshirë bizneset smart dhe inovative do të gëzojnë mbështetje dhe jo pengesa,
lehtësim dhe jo ngarkesë”, thotë kryedemokrati.
Basha zotohet se punësimi dhe rritja e pagave janë prioriteti ynë më i madh, teksa shton “Ditë më të mira”.
/a.r