Ka disa ditë që miliarderja 22-vjeçare ndodhet me pushime në Bahamas. Ajo ndodhet atje së bashku me të motrën, Kendall dhe shoqen e saj, Stassie Karanikolaou.
Në profilin e saj në “Instagram”, Kylie Jenner, ka postuar shpesh foto e video mjaft provokuese e seksi.
E kështu ka bërë edhe këtë të mërkurë, teksa ka ndarë me fansat disa poza të “nxehta” ku shfaqet së bashku me shoqen. Njëherë shfaqen në plazh me bikini, pastaj në shtëpi me fustane transparente që tregojnë më shumë seç duhet.
Kylie dhe Stassie nuk i kanë lënd vend imagjinatës me veshjet e tyre, si dhe i kanë “tërbuar” fansat me pozat sensuale.
Ndërsa dy ditë më parë, Kylie postoi edhe disa poza me të motrën, ku shfaqeshin me bikini të vogla, që u ekspozonin format seksi të trupit.