Rudina Hajdari ka akuzuar Edi Ramën kryeministrin e Shqipërisë për varfërim të vendit, për ide shkatërruese dhe për vonim të qëllimshëm të integrimit europian.
Hajdari madje i ka kujtuar Ramës se për negociatat fajin nuk e ka Meta me opozitën joparlamentare pasi ata e bënë të gjithpushtetshëm sipas kryetares së grupit parlamentar demokrat.
Ajo u shpreh se “anëtarësimi në BE i Shqipërisë do të ndodhë, por jo nga politikanët që ndodhen aktualisht në Kuvend”, dhe i qëndroi bindjes se do lista të hapura për të larguar kriminelët nga Kuvendi.
“Kryeministër, Shqipëria po duket keq e më keq si në korrupsion. Nuk keni një person të dënuar, asnjë të dënuar për këto që bëhen, krimin e organizuar. Nuk keni bërë asgjë, vijon të rritet, dhe ju nuk jeni person i duhur për ta luftuar.
Kemi nivele të krimit familjar më të madh. 118 gra të vrara në 9 vite. Dhe ju thoni që jeni kryeministri i grave, ju nuk i mbroni. ç’mund t’ju them më për Behlulin. Ju vijoni ta mbështesni, jeni një klub miliarderësh dhe kur dilni nga birucat e arta ku jetoni vetëm mbroni interesat personale. Jeni të gjithë njësoj. Kështu që nuk kam çfarë t’ju them. Duhet të ndryshojmë. Prej një viti më parë. Nuk pranova të largohem nga parlamenti, sepse isha me idenë që parlamenti nuk duhet të luftohet në sheshe por në parlament një qeveri autokrate. Kam ide se dua interesin kombëtar. Unë dua të hap listat. Nuk dua në parlament kriminelë. Ku janë idetë e tua, për të shkatërruar Shqipërinë dhe për të vonuar negociatat. Nuk ta ka fajin ai që ishte në Dëshmorët e Kombit. Ai të forcoi ty të gjithpushtetshëm. Ai bashkë me ata që braktisën parlamentin të bënë të gjithpushtetshëm.
Unë dua të sjell një mision të ri politik, që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Dhe do të ndodhë por jo nga këta”, tha Hajdari. /e.s/