Nuk kanë munguar akuzat direkte në adresë të opozitës parlamentare, e jashtëparlamentare e PD-se, nga ana e kreut të qeverisë, teksa fliste në Kuvend për aksionin e madh anti KÇK, që sic theksoi ai duan apo jo kundërshtarët, ‘krimin e organizuar ne do ta fusim brenda perimetrit të vet’.
Duke kujtuar me radhe gjithe ata qe kane kundershtuar paketen antiKCK, me argumentin se po cenohen te drejtat e njeriut, Rama ka thene prere: “Kjo ditë do të vijë për të gjitha ata që kanë hesape për të mbyllur me ligjin, këtë e ndjejnë ata që janë sot me të tërbuar se kurrë sic është ai i pari, i kinostudios “Shqipëria e Re”, e kam fjalën për PD, respekte që e latë PD se do ishit bërë pjesë e servisit të figurantëve për manifestimet”.
Sipas tij, 72% opinionit publik e mbështet anti KÇK, por kjo shifer nuk e ka kenaqur. Duke ironizuar Rama i ka krahasuar kritikët e qeverisë si palidhje ose me ‘UFO’.
Nderkohe qe ai fliste ka pasur replika nga radhet e opozites parlamentare, per te cilet Rama nuk i ka kursyer fjalet.
“Keni dështuar, po dështoni, e do dështoni, i gjithë fronti fizikisht bashkë, apo virtualisht bashkë i kundërshtarëve apo kritikëve tanë ka dështuar e do dështojë, jo se ne jemi të pakritikueshëm, apo skemi gabime e të meta, por sepse ju jeni pa lodhje e kupton apo jo, ju jeni një pjesë shumë e vogël e popullit pa lodhje fare, e kur them ju, mundohuni të kuptoni se nuk e kam me ju këtu, por të gjithë që më dëgjoni nga ekrani, se nuk e ndjeni këtë popull, këtë vend, e nuk e ndjeni se cfarë do ky vend e këta njerëz, e kjo është arsyeja pse njerëzit janë më mirëkuptues me ne, që kanë shumë kritika nda nesh, kur vjen puna për të vendosur dinë shumë mirë të ndajnë, kush bën gjithcka për të bërë më të mirën e bën edhe plot gabime, e kush është pa lidhje, ufo quhet në gjuhën angleze. Kështu janë ata që sot përfaqësojnë këtë lloj fronti të larmishëm, e prandaj njëri del atje, tjetri cohet andej, tjetri bie në gjunjë, bëjnë zhurmë, krijojnë probleme për valët e internetit e televizorit, nuk kanë rrënjë në këtë vend e cdo lidhje me vendi ku ulen e kanë lidhje me probleme”, tha ai.
g.kosovari