Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se përballet ”flakë me flakë” ndaj Presidentit turk Erdogan lidhur me krizën e refugjatëve në kufi.
Mitsotakis në një tur në Evros, ka theksuar se askush nuk do të kalojë kufirin grek ilegalisht dhe se vendi i tij nuk do të shantazhohet nga askush që i përdor njerëzit për qëllime personale.
Në takimet me qytetarët Mitsotakis u mbështet për politikat që ka ndjekur kohët e fundit, një prej të cilave për të dëbuar të gjithë ata që kalojnë ilegalisht kufirin me Turqinë si dhe rritja e prezencës së Policisë, Ushtrisë apo FRONTEX në kufi.
Turqia pas vrasjes së dhjetra ushtarëve të saj në Idlib të Sirisë hapi portat drejt Perëndimit për refugjatët të cilët janë hedhur menjëherë drejt Greqisë. Kjo e fundit e mbështetur nga BE ka marrë masa drastike për mos lejuar refugjatët të futen në tokën e tyre dhe akuzojnë Erdoganin si shantazhues dhe kërcënues. /e.s/