Mesditën e sotme, një 58-vjeçar është vetëvrarë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55, në lagjen numër 17, ku dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte shtetasi A.P., 58 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 04.03.2020, në orën 14:55, në lagjen në 17, Durrës, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga lartësia, kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A.P., 58 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.