Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta se më 15 mars do të shpërndajë Parlamentin, nëse nuk rishikohet ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Kushtetuta dhe rregullorja i kanë të përcaktuara rastet kur presidenti mund t’i drejtohet Kuvendi. Republika e Shqipërisë është e pastër. Presidenti i Re[ublikës i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi e di shumë mirë këtë mungesë të së drejtës së presidentit për të pasur këtë lloj qasje në raport me Kuvendit. Kuvendi mund ta shkarkojë presidentin. Presidenti i vjen anash Kuvendit për ta shkarkuar. Presidenti duhet të kuptojë se është një person nën hetim për shkelje të kushtetutës”, tha Balla. /e.s/