Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Sipas mediave informative, Llalla akuzohet për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës, shumë të cilën ish-kryeprokurori Llalla thotë se e kishte marrë borxh nga një mik.
Për çështjen “Llalla” ka kthyer përgjigje edhe DASH që e shpalli non grata duke i ndaluar hyrjen në SHBA. Por të dhënat e ardhura nga USA nuk bëhen të ditura.
Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm. /e.s/