Teksa ka prezantuar projektin e rindërtimit me banorët e Thumanës, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë sjelljen e presidentit, shkruan JavaNews.al
I pyetur nga një banore rreth Ilir Metës, Rama ia ka ndërprerë fjalën duke vijuar bashkëbisedimin për shtëpitë e reja pas tërmetit.
“Mos na sill ters këtu. Iku tersi, leje tani. Mos na sill ters në Thumanë. Nuk rrini dot ju. Lejeni tersin atje në Presidencë…” – tha Rama në takim, raporton JavaNews
Ky koment vjen 24 orë pasi Ilir Meta dhe opozita joparlamentare protestuan në Tiranë kundër mazhorancës qeverisëse.
/JavaNews/a.r