Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Thumanë takime me familjet e prekura nga tërmeti, për të paraqitur projektet e rindërtimit.
Montimi i shtëpisë do të bëhet brenda 30 ditëve dhe sipas ministres Elva Margariti, që do t’u ofrojnë qytetarëve që të kursejnë energji e mbi të gjitha ka një garanci prej 70 vitesh.
Këto banesa, theksoi Margariti, i rezistojnë një tërmeti deri në 9 ballë si dhe do të jenë rezistente ndaj erës. Sa i përket pallateve, ato do të jenë më të larta se 4 kate.
Në takim nuk kanë munguar as batutat e Ramës me banorët. Ai premtoi se Thuamana do të kthehet në një pikë turistike, gjë që sipas tij do ia ndryshojë jetën banorëve.
Për këtë, kryeministri mori si shembull rastin e Pukës dhe të Belshit.
“Kur thoja në Pukë se do kthehet në zonë turistike, nuk më besonin dhe ja ku është. Pukjanët më dëgjonin dhe thonin kur do iki ky palla i gjatë se boll na rrejtën të shkurtit. Se të shkurtrit fshihen kurse dy metra rrena s’ke ku i fsheh.
Kur shkoja në Belsh po ahstu habiteshin. Pse i kutjtoj Pukën dhe Belshin? Sepse të dy kanë liqen si Thumana, Liqeni është i shkëputur nga jeta juaj, por ai liqen është arsye për të besuar se Thumana mund të bëhet një vend turistik” – tha Rama në takim. /JavaNews/a.r