Pak orë pasi presidenti Meta kërcënoi hapur me shpërndarjen e Parlamentit, nëse do të hidhej poshtë dekreti i tij i firmosur dje në mes të bulevardit, një hipotezë e re thuhet se ka lindur për shmangien e një teatri tjetër të shëmtuar, si i ai uljes në gjunjë të kryetarit të shtetit.
Burime të besueshme i thanë Javanews se maxhoranca po mendon të evitojë rrëzimin me votë të dekretit të Presidentit, duke apeluar për të pritur konkluzionin e Komisionit të Venecias, rreth ligjit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Flitet se brenda shumicës së Kuvendit mund të jetë ky një propozim, për të ulur gjakrat dhe për t’i kursyer vendit një imazh edhe më të shëmtuar se deri tani, pas daljes në rrugë të kryetarit të shtetit, shoqëruar me deklarata e gjeste që gjithçka mund të jenë, përveçse normale.
Ardit Rada