Deputeti i PS-së Ervin Bushati ‘fajëson’ telenovelat turke për krimet në familje dhe në tërësi në Shqipëri dhe apelon televizionet që të rikthejnë në ekran serialet braziliane.
I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Ora News’, Bushati i cilëson produksionet turke si ‘një pushtim dhune ku ka vetëm pistoleta, burra të dhunshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u vrarë e dhunuar.
“Nuk më pëlqejnë këto telenovela sepse janë të gjitha me burra me mustaqe, me pistoleta dhe shumë të dhunshme, dhunohen gratë. Më ka marrë malli për ato telenovela braziliane që janë me të puthur e me gra të bukura. Këtu janë të gjithë ca të errët, ca daja që japin ca leksione mbi jetën që nuk e di nga i kanë mësuar se janë të gjithë pashkollë e të gjithë me pistoleta.
Do doja që mos të jepnin më telenovela me pistoleta e me burra me mustaqe. Si të mos vrasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash? Ky është një pushtim dhune me me telenovela që kanë vetëm pistoleta, burra të dhunshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u vrarë e dhunuar. Dua t’i heqin këto telenovela. I lutem televizioneve të gjejnë disa telenovela me rrobabanjo.
Unë nuk dua të shoh një burrë me mustaqe. Burri nuk sheh burra.
Mbaj mend, ka qenë Ezeli e në një klub ishin 37 burra që shihnin Ezelin me mustaqe e pistoletë dhe nuk shihnin një grua të bukur. Çfarë burra janë këta që shohin burra?”, thotë Bushati. /e.s/