Kreshnik Spahiu pati një përplasje të fortë në “Open” në Top Channel me ish-deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj. Sherri midis tyre nisi kur Spahiu tha që ky miting nuk ishte kuq e zi.
“Dua t’i them se ky miting nuk ishte kuq e zi, por ishte një miting i mbushur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Erdhën autobusat e PD-së nga e gjithë Shqipëria. Më gjeni një vend në botë që burri është president dhe gruaja kryetare opozite”.
“E dimë të gjithë se cilat janë arsyet pse flisni kështu ju. Me çfarë i pe autobusat, me skype” tha Mehmetaj.
“Përgjigju pyetjes”, ndërhyri Spahiu.
“Nuk mund ta lej të thoni këto për ata shqiptarë që dolën me këtë flamur në shesh. Bëtë dhe ju fushatë por pa sukses”, reagoi Mehmetaj.
“Pranvera shqiptare nisi pas 21 janarit për të arrestuar Ilir Metën që vodhi 700 mijë euro me zv-ministrin e tij. Ju jeni bij e bija komunistësh, jeni bij e bija të Nexhmijes”, përfundoi Spahiu.