Një aksident me përfshirjen e dy autobusëve të transportit publik ka ndodhur në Tiranës mëngjesin e kësaj të mërkure.
Ngjarja është regjistruar pranë Komisariatit numër 4, ndërsa mësohet se urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur nga një urban i një linje tjetër.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, urbani i linjës tjetër ka qenë pa frena, e për pasojë ka goditur autobusin e Kombinatit.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por shihet që nga përplasja urbani ka hipur në bordurën ndarëse të rrugës. /e.s/