Mot i vranët dhe me reshje shiu do të mbizotërojë sot në vend. Këto kushte atmosferike do të mbeten gjatë gjithë ditës, herë pas here reshjet do të bëhen mesatare dhe lokalisht intensive.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes dhe do të ulen mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 18-19°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian mbizotërohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që reshjet e shiut, dëborës dhe temperaturat relativisht të ulta të jenë dominuese. Por ndryshe paraqitet situata për Europën Juglindore ku dominon moti i kthjellët. /e.s/