Ndryshe nga protestat e mëparshme, ku Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë marshuar nga selitë e partive drejt bulevardit, duket se një skenar tjetër do të ndodhë këtë të hënë.
Burime për mediat thonë se Basha dhe Kryemadhi do të dalin nga shtëpitë e tyre për t’iu bashkuar Ilir Metës në shesh. Sipas informacioneve ky vendim vjen për të dhënë idenë se ata po shkojnë në protestë si qytetarë, shkruan JavaNews.
Më herët Kryemadhi është shprehur se nuk do të jetë në tubim për të mbajtur Ilir Metën president apo për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Sipas saj, ajo do të protestojë për të ardhmen e fëmijëve.
/JavaNews/a.r