Tre automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Dritas në Fushë-Krujë, teksa kanë mbetur 6 persona të plagosur disa prej të cilëve po transportohen drejt Tiranës. Si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjeteve.
Sipas mediave informative, ka qenë një ndërprerje e rrugës e gabuar nga një prej automjeteve që ka sjellë dhe aksidentin.
Në aksident janë përfshirë automjeti “Volkswagen Touran” me targa AA 492 PY, mjeti tip “Benz” me targë AA 722 NT dhe një autobus me udhëtarë nga Shkodra me targa AA 358 DG.
Mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve, por nuk dihet ekzaktësisht se cili prej automjeteve. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një trafik i rënduar në dy kahet e saj prej 10 km./e.s/