Në moshën 98-vjeçare, pacientja më e moshuar në botë, e prekur nga koronavirusi, u largua sot nga spitali kinez ”Leisheman”, së bashku me të bijën, pasi rezultoi e shëruar nga kjo sëmundje.
”Leishenshan Hospital” është struktura e dytë mjekësore e ndërtuar në kohë rekord në provincën kineze të Hubeit për të përballuar fluksin e pacientëve.
”Pacientja gëzon shëndet të plotë”, tha televizioni kinez në gjuhën angleze ”China Central Television”.
Në Kinë kanë humbur jetën nga COVID-19 më shumë se 2 000 persona, ndërkohë që në botë numri i të prekurve arrin në mbi 80 000. /e.s/