Një berber nga Kuvajti, shkoi aq larg nga frika e tij (mbase me shaka) saqë videoja që ai shpërndau nga salloni i tij u shikua 10 milion herë brenda disa ditësh.
Ai filmoi metodën e prerjes së flokëve të klientit të tij, duke i qëndruar në distancë. Për krëhërin e makinën, përdori shkopinj të cilat i fiksoi në majën e tyre.
Pamjet janë ndarë masivisht në rrjete, duke provokuar gajasje dhe një relaksim në këto kohë paniku prej koronavirusit.