Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bilisht-Miras, ku një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia bën me dije se 43 vjeçari, S.H., banues në fshatin Ponçarë duke drejtuar një mjet tip motor ka përplasur shtetasin T. S., rreth 72 vjeç.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
g.kosovari