Dyert e mbyllura dukej se ishte vendimi përfundimtar për Juve-Inter, por së fundmi ka dalë një tjetër hipotezë, që mund të shohë të spostohet gjysma e takimeve të kësaj jave të Serisë A. Po ashtu edhe per kete ndeshje, media thote se do te shtyhet dhe do te luhet me 13 Maj.
Emergjenca coronavirus në veri të Italisë nuk ka ndërmend të ndalet dhe po mendohet kjo zgjidhje, ndonëse për momentin, i vetmi vendim është ai i së enjtes në mbrëmje, ku pesë ndeshje të Serisë A duhet të luhen pa publik.
Por tashmë kanë ardhur reagimet e para. Fedriga, governatori i Friulit, ka kërkuar me një notë zyrtare shtyrjen e ndeshjes Udineze-Fiorentina, çka ka bërë që Lega e Serisë A të punojë te skenari i ri, shtyrjen e të gjitha ndeshjeve me dyer të mbyllura.