Quaden Bayles është 9-vjeçari me nanizëm që u bë i famshëm pas publikimimit të videos nga ana e nënës së tij, ku shfaqet duke qarë pasi shokët e kishin bulluar.
Pas videos, aktori i famshëm Brad Williams me të njëjtën sindromë si vogëlushi, i hapi atij një llogari bankare për të realizuar një udhëtim në Disneyland, vendi që ai dëshironte aq shumë.
Sipas BBC, më shumë se 308 mijë dollarë u mblodhën nga të gjithë njerëzit që donatuan për të, duke i kaluar pritshmëritë.
Por familja e tij nuk i pranoi paratë dhe kanë vendosur t’i çojnë për bamirësi.
“Ne duam që paratë të shkojnë në organizatat e komunitetit që me të vërtetë kanë nevojë.
Unë mendoj se komuniteti ynë do të përfitonte shumë nga kjo”, është shprehur mamaja e tij.
Përveç fushatës së bamirësisë, aktori e dërgoi të parakalonte në fushë bashkë me ekipin e regbisë në ndeshjen e Queensland.
Të famshëm si aktori Hugh Jackman dhe basketbollisti Enes Kanter kanë ndarë gjithashtu mbështetjen e tyre në internet, ndërsa prindërit në vendet e tjera kanë postuar videomesazhe me fëmijët e tyre. /e.s/