Pritet që ditën e sotme të mblidhetKomisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sipas informacioneve mësohet seanca do zhvillohet në orën 13:00 dhe do merret në pyetje kreu i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.
Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e Presidentit, që me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.
Më herët Komisioni Parlamentar ka vendosur që të shtyjë me 4 muaj mandatin dhe të vijojë hetime, pasi pritet opinioni nga Komisioni i Venecias. Komisioni para disa muajsh ka marrë në pyetje dhe Ilir Metën, e zyrtarë të tjerë të përfshirë në çështjet që ka si objekt hetimi.
/a.r