Gjyqtari Asim Vokshi i Gjykatës së Apelit Tiranë është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Mësohet se Vokshi është konfirmuar në detyrë.
Trupa gjyqësore që kryen procesin e vetingut për Z. Vokshi u përbë nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Etleda Çiftja.
Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2016, Vokshi është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
/a.r