Një rast i katërt me koronavirus është regjistruar në Athinë.
Ajo është një grua 35-vjeçare nga Greqia, por kohët e fundit kishte udhëtuar në një zonë të prekur në Itali.
Pas kthimit, shfaqi simptomat e para të virusit që është përhapur në shumë shtete të botës. Mediat greke raportojnë se është izoluar, gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe po e mbajnë nën vëzhgim.
Rasti i tretë është një grua në Athinë, e cila kishte udhëtuar nga Italia dhe ndodhet aktualisht në spital. Dy rastet e para janë një grua 38-vjeçare dhe fëmija i saj në Selanik. Gruaja u diagnostikua me koronavirus në mbrëmjen e së dielës, kur u kthye nga Milano i Italisë.
Djali i saj 10-vjeçar ka shfaqur simptoma të lehta dhe të dy po mbahen në karantinë. Mediat greke raportojnë se fëmija shkoi dy ditë në shkollë pasi nëna u kthye nga Milano.
/a.r