Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu bindjen se presidenti Ilir Meta me veprimet dhe retorikën politike dëshmon më së miri se nuk mund të jetë më president, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë duke krijuar ndonjë parti tjetër.
“Një president në republikë që bën këto veprime, ka këtë retorikë politike, unë mendoj që nuk mund të qëndrojë më president në republikë, por del në fushën, në lëmin e partive politike.
Se kthehet te partia e vet, se krijon parti tjetër, se bashkohet me Partinë Demokratike, është çështje që i takon zotit Meta, por në këndvështrimin e shtetarit, presidenti i republikës, me këtë retorikë politike, nuk mund të jetë më president i republikës”, tha Balla në Euro News.