Lana Rhoades, aktore amerikabe e filmave pronografikë, shumë e ndjekur në sajtet me drita të kuqe dhe, me sa duket, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë.
Në një video të publikuar nga youtuber-i Mike Majlak, vajza ka shpjeguar se mes shumë meshkujve që kanë kërkuar të vihen në kontakt me të ka qenë një yll i futbollit.
43 MILIONË – “Ka marrë një mesazh nga një futbollist që ka një kontratë prej 80 milionë dollarësh”, ka shpjeguar youtuber-i, siç ka bërë të ditur The Sun.
Dhe Rhoades ka shtuar një detaj tjetër interesant: “Ka 43 milionë ndjekës”. Ku? Vetëm në Instagram? Janë të pakët futbollistët që mund të arrijnë shifra të tilla.
Edhe duke marrë parasysh të gjithë rrjetet sociale të marra bashkë (Facebook, Twitter e Instagram), rrethi është shumë i ngushtë. Gjithsesi, për futbollistin misterioz nuk dihet gjë tjetër.
Ndërkohë, Mundo Deportivo, ka zbuluar se aktorja ëndërron që adhuruesi i saj të mund t’i blejë një shtëpi prej 18 milionë eurosh në Neë York.