Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i është përgjigjur sot presidentit Ilir Meta.
Duke folur në një deklaratë për mediat, Gjonaj tha se sulmet e padenja ndaj saj nga Presidenca nuk ia lehtësojnë dot hallin që Meta ka me reformën në drejtësi.
Ajo shtoi se Presidentit iu la afati për ta ezauruar spektaklin për tubimin dhe se tani meriton disa përgjigje faktike mbi akuzat ndaj Ministrisë.
“Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim policesk në lidhje me emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese. Fakti qe botimi në Fletoren Zyrtare është bërë ditën e shtunë, i ka mjaftuar Presidentit që ta akuzojë qeverinë si një organizatë kriminale. Sikur Presidenti apo këshilltarët e tij në arkivë do të kishin mësuar se jo vetëm e shtuna, por edhe e diela, janë ditë që figurojnë prej shumë vitesh në Fletoren Zyrtare” – tha Etilda Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë shtoi ndër të tjera se: “Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të kauzave politike. Deformimet faktike të këtij show presidencial janë mbresëlënëse”.
/JavaNews/a.r
Uroj qe femra te mencura si puna juaj te behen me te teperta ne keto kohe se na duhen. Nuk kemi nevoj per ordinere si puna e Monika Kryemadhit si vjen turp me ate fjalore.
Sikur t kishte dhe presidenti kete etike qe ka ministrja kushedi ca niveli politike do kishim. Turp per telenovelat e paskrupullta te blushit dhe metes qe duan patjeter njerzit e tyre ne gjykate