Rëndohet bilanci në Itali si pasojë e koronavirusit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, deri më tani 14 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë nurmi i të prekurve ka shkruar në 528 persona. Sipas “Corriere della sera” nga 530 raste pozitive, 474 janë në përkujdesje ku 278 prej tyre në izolim në shtëpi, 159 të shtruar në spital me simptoma, 37 në kujdes intensiv.
Numri i të vdekurve është rritur në 14, ndërsa 42 janë shëruar.
Të dhënat e personave të infektuar të ndarë sipas rajonit janë:
Lombardia : 305, 37 prej të cilëve janë shëruar;
Veneto : 98;
Emilia Romagna : 97;
Liguria : 11;
Lazio : 3, të gjithë të shëruar;
Siçili : 3, 2 prej të cilëve janë rikuperuar;
marche: 3;
Toscana : 2;
Campania : 2;
Piemonte : 2;
Trentino Alto Adige (Bolzano) : 1;
Abruzzo : 1.
Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani.
Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.804 të vdekur dhe mbi 82.169 të infektuar.
Kryeministri Shinzo Abe i Japonisë ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme nga e hëna 2 mars për të paktën dy javë, për të parashikuar një përhapje alarmante të koronavirusit.
Dy raste të reja janë shtuar në Britaninë e Madhe ku pacientët janë shtruara në një spital në Liverpool dhe Londër. Njëri erdhi nga Tenerife, ku një hotel është në karantinë, pasi u zbulua virusi në katër turistë italianë dhe tjetri kishte “kaluar nëpër Itali.
Meka e mbyllur për pelegrinët dhe ky vendim u njoftua nga Ministria Saudite e Punëve të Jashtme, e cila gjithashtu ka pezulluar hyrjen për udhëtarët me viza turistike në vendet ku koronavirusi është tashmë i përhapur.
Nërsa në total numri kombëtar i të infektuarve është rriturt me shpejtësi duek arrit në 1.766 persona.
Ndërkohë, autoritetet daneze njoftuan sot rastin e parë të konfirmuar me koronavirusit, një burrë që ishte kthyer nga Italia me familjen e tij më 24 shkurt, pasi kishte kaluar disa ditë pushimesh në Lombardi.
Bashkëshortja dhe djali i tij kanë rezultuar negativë në analizën për virusin, ndërkaq gjendja e pacientit paraqitet e rëndë.
Rasti i parë me koronavirusit është konfirmuar edhe në Rumani. Ai është një djalë i ri i cili punonte në një restorant në pronësi të një italiani. Kreu i Departamentit Rumun të Situatës së Emergjencës u shpreh se i riu do të mbahet në karantinë në shtëpinë e tij, së bashku me 7 anëtarët e familjes.
Edhe në Estoni është shënuar rasti i parë i infektuar me koronavirus. Sipas autoriteteve, personi i infektuar është kthyer nga Irani mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se është shtetas iranian. / Javanews
g.kosovari