DASHI
Çiftet nuk do kenë me vështirësi si me pare. Ata do e gjejnë me ne fund gjuhën e përbashkët dhe nuk do debatojnë për gjera te kota. Ne mbrëmje mund te përgatisin edhe surpriza për njeri-tjetrin. Beqaret do jene me gati se kurrë për te filluar aventura. Mundësitë gjate kësaj dite do jene te shumta dhe te mrekullueshme. Me financat bëni sa me shume kujdes qe te mundeni sepse po filluan problemet, nuk do kenë te ndalur.
DEMI
Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite dhe do e bëni partnerin t’iu qëndrojë pranë ne çdo moment. Te gjithë do iu shohin me zili. Beqaret mund te takojnë dike interesant ne ambientin e punës dhe do mendojnë te hedhin hapa nëse i bind plotësisht. Ne planin financiar fati do iu shoqërojë gjithë kohës. Nuk do keni vështirësi si me pare dhe do ndiheni me te qete.
BINJAKET
Lumturia do vazhdoje edhe gjate kësaj dite për ju te dashuruarit. Do ndiheni me fat qe keni partnerin ne krah dhe ua mbush çdo moment me emocion. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë dhe te presin momentin e duhur për te hedhur hapa. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini si ta menaxhoni situatën. Nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.
GAFORRJA
Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e mire nga me pare. Partneri do iu mbaje aq mire saqë nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret do jene ne humor te shkëlqyer e te gatshëm për te bere gjithçka qe ta ndryshojnë jetën e tyre. Edhe planetët do i kenë ne krah. Financat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë dhe nuk do ketë aspak vend për merakosje.
LUANI
Nëse jeta juaj ne çift është e qete, por e mërzitshme prej disa kohesh, sot duhet te bëni diçka ndryshe. Flisni me partnerin dhe nisuni diku për te ndryshuar rutinën. Beqaret do gjenden para një dileme te vështirë dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë. Ne planin financiar mundohuni mos bëni gabime. Kryeni shpenzimet e nevojshme dhe hiqni edhe disa para mënjanë.
VIRGJERESHA
Yjet do e ngrohin ambientin ne çift gjate kësaj dite. Venusi madje do iu beje edhe me sensuale dhe dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do jene me sharmante dhe do joshin këdo qe do iu dale para. Gjerat për ta do ecin edhe me mire se me pare. Buxheti gjithashtu do jete i shkëlqyer dhe nuk do gjendeni asnjëherë ne vështirësi. Për asnjë gjë nuk do keni ankesa.
PESHORJA
Sot do jeni shumë më të hapur ju të dashuruarit dhe do dini si t’i menaxhoni edhe disa konflikte të vogla që do ju lindin me partnerin. Beqarët do jenë më realistë dhe nuk do bëjnë asnjë gabim. Shumica nuk do e ndryshoje statusin, por nuk do kalojnë as një ditë të mërzitshme. Të ardhurat do kenë disa përmirësime të vogla dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni.
AKREPI
Sot do jeni shume praktikë dhe nuk do fiksoheni pas ndonjë fjale të gabuar që do ju thotë partneri. Do e kuptoni se gjithçka ai e bën nga mërzia që ka për punën. Beqarët nuk duhet të presin sot që jeta t’iu ndryshojë pasi mundësitë për takime thuajse do mungojnë plotësisht. Nëse shpenzimet nuk i kontrolloni gjendja e financave mund të rendohet menjëherë.
SHIGJETARI
Yjet do ua bëjnë jetën shume te vështirë sot ju te dashuruarve. Do keni gjate gjithë kohës debate dhe mosmarrëveshje te forta me partnerin. Ju beqaret do ëndërroni gjera te pamundura dhe për fat te keq dëshirat nuk do ju plotësohen. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe te dilni nga situata delikate ku keni rene.
BRICJAPI
Dite aspak harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe nga inati mund te thoni edhe fjale te renda. Beqaret do bien ne sharmin e dikujt qe do i beje t’i harrojnë te gjitha problemet qe kane pasur. Ne planin financiar nuk pritet as problemi me i vogël. Do jeni shume te logjikshëm me shpenzimet dhe nuk do hidhni hapa pa qene te bindur, shkruan horoskopi.net.
UJORI
Urani do pozicionohet keq tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe mund te sjelle debate te vazhdueshme. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe gati për t’u kapur edhe me gjera elementare. Beqaret do jene cinike dhe nuk kane për te afruar dot asnjë person. Sektori i financave do përmirësohet akoma me shume dhe te paktën për këtë pjese nuk do keni perse te shqetësoheni.
PESHQIT
Te gjithë planetët do jene te favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift, por Plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nëse jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se një surprize e madhe i pret ne mbrëmje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojnë mire. Ju duhet vetëm te ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.