Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është ndëshkuar me 9 muaj burg me akuzën e kërcënimit dhe përfitimit financiar në rrugë joligjore.
Ademi u akuzua se gjatë periudhës korrik-shtator 2012 në bashkëpunim me një shtetas tjetër Muarrem Ramën kanë kërcënuar Dritan Kadollin për të ofruar 30 mijë € ose një automjet “BMW X5” si favor për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti.
Kjo aktakuzë është ngritur në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it dhe atë të Prishtinës. Vendimi ka ardhur saktësisht 1 muaj para se përfaqësuesja e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, në play-off-in e Nations League.
Në ditet dhe javët në vazhdim pritet të mësohen hapat që do të ndërmarë kryesia e FFK-së në këtë drejtim. /e.s/