Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vrasjes së Esmeralda Filopatit dhe vëllait të saj Vledison Filopatit mbrëmjen e djeshme në Kodër- Rrëshen të Mirditës nga ish- burri i 36- vjeçares.
Basha shprehet se Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur dramat e dhimbshme teksa i bën apel shtetit dhe shoqërisë të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje, ndaj vajzave dhe grave.
STATUSI I LULZIM BASHËS
Jam shume i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht.
Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze.
Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave.
/a.r