Prej dy ditësh në media ka qarkulluar lajmi se koronavirusi është parashikuar në një libër të publikuar në vitin 1981, me autor shkrimtarin amerikan Dean Koontz.
Bëhet fjalë për romanin “Sytë e errësirës” që tregon pasojat e një virusi brutal që shpërthen fillimisht në Wuhan të Kinës. Por mediat kanë vijuar me ekzagjerimet, pa e lexuar aspak librin, shkruan JavaNews.al.
Në lajmin që po qarkullon, thuhet se në libër virusi quhet Wuhan 400. Kjo është gënjeshtra e parë!
Virusi i përmendur në libër quhet Gorki-400, duke iu referuar qytetit rus ku thuhet se është krijuar. E teksa virusi në librin e Koontz është krijuar nga njerëzit, sot nuk kemi asnjë provë që COVID-19 e ka origjinën nga ndonjë laborator.
Ndërkohë, sipas librit të vitti 1981, virusin Gorki-400 nuk mund ta mbartë asnjë gjallesë përveç njeriut. Ndërsa jo vetëm koronavirusi, por edhe SARS apo MERS janë dyshuar apo faktuar se vijnë nga kafshët. Pikërisht kjo përbën një tjetër mospërputhje, shkruan JavaNews.al
Një tjetër fakt që dëshmon se libri nuk ka parashikuar asgjë është shkalla e vdekshmërisë. Gorki-400 vret 100% të të prekurve, ndërsa koronavirusi vret më pak se 3%.
Sipas librit, virusi Gorki-400 të vret në pak orë, ndërsa sipas fakteve COVID-14 do të paktën 14 ditë. E pra, epidemia e koronavirusit nuk është parashikuar nga asgjë. Aq më pak në romane. Por le të shpresojmë që të parandalohet sa më parë.
/JavaNews/ A.Rada