Komisioni Shëndetësor Kinez jep lajmin e 406 rasteve të prekura nga koronavirusi dhe 53 vdekje të reja gjatë së martës.
Thuajse të gjithë në provincën e Hubei në Kinë, ku janë verifikuar 401 raste të reja dhe 52 viktima.
Numri total i të prekurve shkon në Kinë në 78 064 dhe ai i të vdekurve në 2715.
Ndërkohë vjen edhe lajmi i mirë, pasi nga spitali gjatë së martës kanë dalë të shëruar nga koronavirusi 2422 persona, të cilët e kanë kaluar virusin pa problem.
/a.r