Bilanci i të infektuarve nga koronavirusi në Itali ka arritur në 288, ndërsa sot nuk janë raportuar viktima të reja.
Në dy ditët e kaluara pati 7 të vdekur, gjashtë prej të cilëve ishin në Lombardi dhe një në Veneto.
Sa i përket të infektuarve, 212 janë raportuar në Lombardi, 42 në Veneto, 23 në Emilia Romagna, 3 në Piedmont, 3 në Lazio, një në South Tyrol, një në Sicili dhe një në Liguri.
Kryeministri Conte ka deklaruar se Italia është shtet i sigurt, ndonëse është më i prekuri nga koronavirusi në Itali.
“Italia është një shtet i sigurt, aty ku mund të udhëtoni dhe të vini për turizëm. Ka vetëm disa zona të limituara, por është shtet më i sigurt se të tjerët”, tha Giuseppe Conte gjatë një konference për mediat në Civil Protection në Romë.
/a.r