Ilir Meta ka sulmuar sërish ambasadorët e huaj në Shqipëri, për të cilët deklaroi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se bënë gabim që vunë në diskutim dekretin e tij.
Më tutje, Meta theksoi se Dvoriani në shkeljet që ka bërë ka mbështetje të madhe jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare.
“Ambasadorët të gjithë thanë përpara dhe bënë gabim, dolën jashtë statusit të tyre diplomatik.
Mendoni sikur ambasadorja e Shqipërisë në Romë të vinte në diskutim dekretin e presidentit italian, do ta kishin paketuar, ambalazhuar, sikur paketohen ato plaçkat, që sillen dhe për 24 orë do ta kishe në Rinas.
E dyta mirë ata e bënë, dhe unë u thashë se nuk është kërkesë për Venecian se është qesharake, se e ka shkruar se ndërtohet në mënyrë të balancuar nga presidenti, që është i pari, parlamenti, demokratik jo si ky i joni dhe nga Gjykata e Lartë.
Dhe vetë Venecia ka thënë dhe radha do të përcaktohet në Kushtetutë dhe në ligj, sepse e ka thënë vetë Venecia. Sepse mund të ndodhë që presidenti dhe shumica mund të jenë të një linje politike.
Lëre se çfarë thonë socialistët, specialistët, jo socialistët, se socialistët janë seriozë, rilindasit.
Dvorani ka bashkëpunëtorë të shumtë, se janë shumë, do të dalin edhe ndërkombëtarë për fat të keq në këtë tentativë për grusht shteti.
Meqë e kërkuan ata, e kërkova edhe unë, që të shikojnë se çfarë ka ndodhur. Kur unë të shkoj në seancën plenare në Venecia, që po më çon rilindja, ata do ta kenë më të qartë” tha Meta në Report TV.