Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias theksoi këtë të hënë se “shpresa e Greqisë dhe vullneti i Greqisë është që në takimin e Këshillit Europian në mars të caktohet data për nisjen e negociatave me BE-në si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë”.
Ai e bëri këtë koment duke folur pas konferencës së nivelit të lartë mbi Perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor, mbajtur sot në Selanik.
Ministri Dendias shtoi se takimi i së premtes hapi rrugën për samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb në 5-7 maj.
/a.r