Reforma në drejtësi është trumbetuar e lëvduar thuajse nga të gjithë politikanët. Populli ka qenë më i gëzuari dhe me të drejtë se nga halli e ka, por ajo që nuk kuptojmë dot është se përsse gëzohen politikanët.
Madje aq me qejf e kishin reformën në drejtësi saqë e votuan në sallë unanimisht, të djathtë e të majtë, të qendrës e të anës, të djathtë e mavi pa asnjë përjashtim. E votuan plot 140 burra e gra që dje e sot kanë drejtuar e drejtojnë këtë vend.
Si për çudi duket sikur ata që e duan më së shumti reformën në drejtësi janë politikanët. A thua nuk janë ata që dje e sot kanë qeverisur këtë vend, dhe kanë pasur në dorë fatet, pasurinë, të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e këtij vendi.
Pra krejt papritur këta njerëz na shfaqen si “dashnorët” më të mëdhenj të drejtësisë që e kërkojnë atë me ngulm, dhe madje i dëgjon tek shprehen se janë të gatshëm të bëjnë çështë e mundur që reforma në drejtësi të funskionojë.
Pikërisht kjo reformë që synon të dënojë politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit të të gjithë anëve që kanë shpërdoruar pushtetin dhe kanë vjedhur këtë vend në 3 dekada demon-kraci.
Pra edhe pse këta të gjithë bashkë janë të përfshirë në këtë skemë, sërish flasin krejt pathos për reformën në drejtësi. A thua se reforma po bëhet për të dënuar qytetarët e thjeshtë dhe jo politikanët e korruptuar dhe qeveritarët.
Ku e marrin gjithë këtë garanci këta njerëz? Kush i siguron këta njerëz që nesër nuk do bien në pranga, po në kuadër të kësaj reforme që këta medemek mbështesion e duan sot? (Tema)