Investigimi i CNN/ Deri tani asnjë rast i identifikuar me koronavirus nga kontrollet e temperaturës në aeroporte

CNN – Një nga imazhet më të përhapura në të gjithë botën, pas shpërthimit të koronavirusit është një termometër që u vihet pasagjerëve të avionëve, shkruan rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.

Njëmbëdhjetë aeroporte në SHBA po kryejnë kontrolle të temperaturës si pjesë e një mbikqyrjeje të zgjeruar për koronavirusin dhe masat mund të duken qetësuese. Nëse dikush nuk ka temperaturë, duket sikur është në rregull apo jo?

Mos dilni në përfundime kaq shpejt!

Ndërsa Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ekzaminoi më shumë se 30 000 pasagjerë gjatë muajit të kaluar, kontrollet në aeroporte nuk kanë regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus.

Ka kohë që debatohet në lidhje me dobinë e kontrolleve të temperaturës në aeroporte, por kjo përvojë e fundit në aeroportet amerikane dhe një studim i ri europian, tregojnë se ato nuk funksionojnë.

Në fillim të këtij muaji, studiuesit britanikë publikuan një studim që tregon se pjesën më të madhe të rasteve, kontrollet e temperaturës nuk mund të zbulojnë nëse një person është i prekur apo jo nga koronavirusi.

Kontrollet e temperaturës në aeroportin e Izraelit rezultuan aq të padobishme sa që vendi vendosi të mos i kryente më gjatë shpërthimit të koronavirusit. Izraeli i përdori ato në vitet e mëparshme gjatë shpërthimit të Ebolas, SARS-it dhe H1N1, por zbuloi se nuk funksiononin.

“Nuk është efektive dhe as efikase”, deklaroi drejtori i asociuar i Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, Itamar Grotto.

Grotto theksoi se një temperaturë normale jep siguri të rreme. Pasagjerët me temperaturë normale mund të jenë ende në periudhën e inkubacionit, gjë që do të thotë se ata janë të infektuar, thjesht nuk kanë shfaqur ende temperaturë.

Për më tepër, sipas studimeve të publikuara, një numër i vogël i pacientëve me koronavirus nuk kanë temperaturë.

Për këtë arsye, disa ekspertë janë të bindur se kontrollet e temperaturës në aeroporte janë të padobishme.

“Nuk mendoj se kontrollet e temperaturës në aeroporte kanë ndonjë efekt të madh në ndalimin apo dhe ngadalësimin e transmetimit. Ne thjesht nuk kemi asnjë të dhënë të fortë për ta mbështëtur atë”, deklaroi Michael Osterholm, epidemiolog dhe profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Minesotas.

Që nga mesi i janarit, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka përdorur kontrolle të temperaturës në aeroporte, fillimisht te personat që fluturonin nga Wuhan, Kinë, epiqendra e shpërthimit, dhe tani për të gjithë pasagjerët që kanë qenë kudo në Kinë gjatë 14 ditëve te kaluara.

Kontrollet e temperaturës janë pjesë e një përpjekjeje të përgjithshme ekzaminimi që përfshin dhënien e kartave të pasagjerëve duke u thënë atyre të kujdesen për ethet, kollën dhe problemet me frymëmarrjen, të gjitha simptomat e sëmundjes së koronavirusit të ri, të quajtur edhe COVID-19.

“Gjetja e personave të sëmurë mbron më efektivisht shëndetin dhe sigurinë e publikut amerikan”, theksoi Martin Cetron, drejtor i Divizionit të Migracionit Global dhe Karantinës në CDC.

Disa ekspertë thonë se janë simptomat e thjeshta faktori kryesor për zbulimin e infeksionit të koronavirusit dhe jo një termometër. /Ata

https://edition.cnn.com/2020/02/19/health/coronavirus-airport-temperature-checks/index.html

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com