Ishte një mbrëmje intensive ajo mes patrullave të policisë dhe hajdutëve. Karabinierët në Torino arritën të arrestonin një shqiptar, ndërsa dy të tjerë bashkëpunëtorë të tij, u larguan.
Aksioni për arrestimin e tyre erdhi pas grabitjes së një banese në Vallo të Torinos, ndërsa vjedhjet kohët e fundit ishin shtuar në zonë.
Alarmi u dha rreth orës 10 të darkës, kur në sytë e policisë ra një Volkswagen Golf e dyshimtë.
Në vend që të ndalonte, shoferi shtypi në maksimum pedalin e gazit, duke shkaktuar një ndjekje të gjatë dhe të rrezikshme, ndjekje e cila zgjati rreth 10 km.
Në një moment, të tre kriminelët u hodhën nga Golf dhe ikën në mes të fushave. Njëri prej tyre, një punëtor 30-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Torino, u kap menjëherë dhe u arrestua nga karabinierët.
Disa patrulla policore më pas filluan një manovrim masiv në zonë të mbështetje edhe nga një mjet i zjarrfikëse për të ndriçuar.
Për hetuesit, i riu shqiptar që u arrestua rezultoi të ishte një nga anëtarët e bandës, e cila për disa ditë ka kryer vjedhje të shumta në zonë.
Karabinierët gjithashtu sekuestruan doreza, një elektrik dore dhe sende të tjera në makinë. (Panorama)