Teksa Presidenti Ilir Meta ka ftuar qytetarët që të dalin në bulevard më 2 mars, zëdhënësi i tij, vijon me të njëjtën gjuhë.
Tedi Blushi falenderon “mijëra shqiptarët” për mesazhet e solidaritetit.
“Së bashku në 2 mars në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! Rroftë Kushtetuta! Rroftë Shqipëria! Për Kushtetutën. Për Shqipërinë”, shkruan Blushi.
Presidenti Meta i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do i kthehen popullit shqiptar.
Në këtë datë, Kreu i Shtetit ka paralajmëruar se do të firmosë dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /e.s/
O Tediiii.Sa qytetare do vrisni me 2 Mars,e do ia faturoni qeverise.Kriminele
O Tediii.Sa shqiptare do vrisni me 2 Mars? Vrasjet do ia faturoni qeverise.Kriminele